Dinamikat në Mediat Sociale gjatë COVID-19

Pandemia globale e COVID – 19 ndikoi dhe po vazhdon të ndikojë në sjelljen e konsumatorit dhe biznesit në të gjithë botën, duke sjellë dinamika të reja në treg dhe duke përshpejtuar të tjera. Në këtë studim jemi përqëndruar në ndikimin që patën mediat sociale në biznes dhe trendet e vrojtuara gjatë pandemisë në platforma të ndryshme, kryesisht në Europë, rajonin e ballkanit përendimor dhe në Shqipëri.

Gjatë periudhës janar – gusht 2020 raportohet një rritje prej 10.5% në numrin e përdoruesve të mediave sociale në rang global me një rritje neto prej 376 milion nga viti 2019. Njëkohësisht rreth 46% e femrave dhe 41% e meshkujve raportohen të kenë shpenzuar më shumë kohë në mediat sociale në tërësi.

Rezultatet nga analizimi në këtë punim qartësisht na tregojnë norma të qendrueshme të rritjes së përdoruesve dhe rëndësisë së mediave sociale edhe në Shqipëri. Nga të dhënat e analizuara, nëse trendet aktuale vazhdojnë, deri në fund të 2021 në Shqipëri numri i përdoruesve në mediat kryesore sociale si Facebook, Instagram dhe LinkenIn do të rritet mes 7% dhe 9%, duke zgjeruar audiencën potenicale me disa dhjetra mijëra individë.

Depërtimi i rrjeteve sociale në Evropën Qëndrore dhe Lindore në vitin 2020 arriti në 85%. Numri I përdoruesve të rrjeteve sociale në këtë rajon, arriti mbi 251 milion, ndërsa në Evropën Perëndimore numri i përdoruesve të rrjeteve sociale u rrit me 6.7% në vitin që lamë pas, duke arritur në 240.6 milion. Në Europën Perëndimore platforma “Instagram” përjetoi rritjen më të madhe duke arritur në 55% të përdoruesve të rrjeteve sociale (McKinsey Digital, 2020).

Numri i përgjithshëm i përdoruesve të regjistruar të LinkedIn gjithashtu arriti një moment historik mbresëlënës këtë tremujor, duke kaluar 700 milion përdorues globalë (DataReportal, 2020).

Sigurohuni që profilet tuaja të duken mirë sepse pothuajse tre të katërtat (74%) e të anketuarve vizitojnë faqet e mediave sociale të markës përpara se të blejnë. Këto shifra sjellin në vëmendje sa të rëndësishme janë bërë rrjetet sociale dhe sa të kuruara duhet të jenë ato.

Me qëllim verifikimin e trendeve të vrojtuara nga burime të ndryshme u mblodhën të dhëna mujore lidhur me përdoruesit (akountet aktive) në 4 platformat kryesore të mediave sociale si Facebook, Messanger, LinkedIn dhe Instragram për periudhën janar 2019 – dhjetor 2020.

Rëndësia e një prezence të mirë digjitale dhe veçanërisht në rrjetet sociale është një aspekt gjithnjë e më I rëndësishëm në mjedisin modern të biznesit. Në këtë studim ne shikojmë rolin e COVID – 19 në ndikimin e trendeve globale dhe rajonale në përdorimin e mediave sociale. Në këtë aspekt duket se efekti i pandemisë dhe fenomeve që e shoqëruan si izolimi, frika, distancimi social etj, e kanë përforcuar dhe ridimensionuar qasjen e përdoruesve ndaj rrjeteve sociale. Të dhënat e raportuara nga aktorët kryesorë si Facebook dhe Instagram, por edhe WhatsApp, LinkenIn etj raportojnë rritje në qindra milionë përdorues për vitin 2020.

Platforma komunikimi dhe chatting si messenger shikojnë një rritje të qartë e të forte fill pas fillimit të karantinës (mars – prill 2020) duke sugjeruar nevojën imediate për komunikim. Nga ana tjetër platfomra si Instagram dhe LinkedIn tregojnë një trend të qartë linear rritës i cili shtrihet përgjatë 2019 dhe 2020 duke treguar një rritje më organike. Shqipëria gjithashtu nuk përjashtohet nga këto trende globale dhe rritja e prezencës dhe përdorimit të rrjeteve sociale është gjithashtu e qartë.

Ndonëse normat e rritjes për platformat më popullore janë më të ulëta krahasuar me vendet Europiane, shikohet një ngushtim i diferencës në përdorimin e rrjeteve me natyrë më profesionale si LinkedIn. Nga të dhënat e analizuara, nëse trendet aktuale vazhdojnë, deri në fund të 2021 në Shqipëri numri i përdoruesve në mediat kryesore sociale si Facebook, Instagram dhe LinkenIn do të rritet mes 7% dhe 9%, duke zgjeruar audiencën potenicale me disa dhjetra mijëra individë.

Ky studim na jep një pamje të qartë të rëndësisë së rrjeteve sociale dhe rritjen e vazhduar të përdoruesve të tyre. Jo vetëm prania e klientëve potencialë është gjithnjë e më e madhe në këto rrjete, por edhe përceptimet e tyre rreth markave të caktuara përcaktohen nga përmbajtja në këto rrjete.

Nisur nga këto përfundime një prezencë e gjerë dhe e mirë në rrjete sociale dhe në botën digjitale në tërësi është një domosdoshmëri për çdo biznes të suksesshëm.

Autor: Veton Kurtsmajlaj & Edlira Krasniqi