Bukuria e GDP është shifra e vetme.

E kthen të gjithë aktivitetin njerëzor në nje shifer, por ky aspekt është gjithashtu një e metë e GDP. Si mund të kompaktësohet shuma totale e gjithçkaje që bëjmë si qenie njerëzore? Si mund të ndërlidhet aktiviteti ynë me diçka aq komplekse, të nuancuar dhe të kontestuar sa mirëqenia jonë?

Rritje e shpejte, e matur nga GDP, eshte konsideruar si shejne suksesi me vete, pavaresisht nese duhet të sakrifikohet ajri i pastër, shërbimet publike ose barazia e mundësive.

Cfare po shkon keq me GDP ?

  1. PBB-ja është një numër bruto. Eshtë shuma totale e gjithçkaje që prodhojmë gjatë një periudhe të caktuar. Përfshin makinat e prodhuara, simfonitë e Bethovenit,etj. Por gjithashtu llogarit mbeturinat e mbetjeve plastike në oqean, alarme hajdutësh dhe benzinë të konsumuar ndërsa jeni bllokuar në trafik.
  2. Kuznets, si ideatori i GDP, donte të hiqte nga treguesi gjëra që ai i konsideronte të dëmshme për mirëqenien njerëzore, të tilla si armët, spekulimet financiare dhe reklamat. Nga perspektiva e GDP, bombat bërthamore të Kim Jong bëjnë po aq mirë sa shtretërit spitalorë ose byreku me mollë.
  3. GDP lindi në epokën e prodhimit. Megjithatë, në ekonomitë e përparuara si SH.B.A., deri në 80% të prodhimit sot është në industrinë e shërbimeve. GDP nuk i llogarit sic duhet bën shërbimet. Nëse ushqimi ose shërbimi përmirësohet në restorantin tuaj lokal, GDP nuk do ta vërejë. Në fakt, GDP mund të preferojë një përplasje aeroplani – në mënyrë që të mund të ndërtojë një aeroplan të ri.
  4. PBB-ja bie nga interneti. Nëse e ble nepermjet internetin vete biletën time ajrore, te ardhurat e mia neto jane rritur, por GDP ka rënë.
  5. GDP mat vetem ne vlera agregate. Në një epokë ku pabarazia eshte nje problem mjaft i madh, GDP nuk ka asgjë për të thënë në lidhje me shpërndarjen. Mesataret janë mashtruese. Një rritje e PBB-së mesatare mund te perbeje nje paradoks, nëse lë 99% të njerëzve të pakenaqur dhe 1% ndihen shume mirë.
  6. Nga prespektiva e GDP, me shume eshte gjithmone me mire. Ne realitetin e sotem, kjo nuk eshte gjithmone e vertete. Kur sektori financiar behet me i madh, ajo perfundon ne krize financiare.
  7. Ne vendet e varfera ekonomia informale eshte ne vlera te larta, por megjithate  informaliteti nuk perllogaritet ne GDP.

Eshte GDP me te vertet nje mates kaq i keq i pasurise?

Kur Nigeria ishte duke shitur nafte me cmime te larta, GDP e saj po fluturonte, por pasurite e saj po binin. Depozitat e naftes ishin mbaruar, por paraja nuk ishte investuar ne njerez, fizike dhe teknologji kapitale per te siguruar rritje ne te ardhmen.

A duhet te rrezohet GDP ?

GDP-ja eshte nje mates i mire. Ajo na tregon dicka.  Ajo duhet definitivisht nuk duhet coptuar pasi eshte ende nje mjet i vlefshem.

Duhet t’i kushtojme me shume vemendje per matjet e tjera me qellim kompletimin e plote te figures, disa prej te cilave ekzistojne dhe disa prej te cilave duhet te shtojme. Matjet e pasurise, barazise, kohes se lire. etj.