Rëndësia e Standartizimit dhe Analizimit të të Dhënave për Bizneset

Standartizimi i të dhënave dhe analizimi i tyre paraqet një rëndësi jetike për bizneset, kryesisht për bizneset e mëdha të cilët përballen me një mjedis mjaft dinamik dhe konkurrues. Duke qenë një fushë mjaft e kërkuar ne vendet e zhvilluara si një mjet mjafti i rëndësishëm për të qenë gjatë gjithë kohës konkurrues, Analizimi i të dhënave financiare dhe organizimi i tyre është ende në hapat e parë në vendin tonë, gjë e cila është e pashpjegueshme.

N.q.s do të mjaftoheshit vetem me një raport nga financa në lidhje me fitimin neto atëhere duhet të dini se biznesi juaj po humbet mundësi potenciale nga mosanalizimi i detajuar i të ardhurave. Analizimi i të dhënave do tju ndihmonte që jo vetëm të gruponit të gjitha të dhënat e firmës suaj por gjithashtutu mund të analizoni në detaje dhe të përpiloni raporte të ndryshme në lidhje me të dhënat tuaja. Raporte të domosdoshmë për të marrë vendime thelbësore për biznesin tuaj.

Cilat janë arsyet kryesore që e bëjnë analizimin e të dhënave një mekanizëm thelbësor për biznesin tuaj:

  1. Targetimi i duhur

Përdorimi i analizimit të të dhënave ju ndihmon të kuptoni se cila mënyrë reklamimi ndikon më pozitivisht te klientët tuaj dhe prej cilës fushatë keni fituar më shumë të ardhura. Me analizimin e të dhënave kuptoni se cili veprim ka pasur më tepër impakt te klienti aktual dhe ai potencial.

2. Matësi i duhur i Performancë së shërbimit/produktit

Menjëherë sapo mësoni se cilat produkte ose shërbime janë më të përshtatshme për klientët tuaj, ju mund të përcaktoni se cilat janë fushat ku mund të fokusoheni në të ardhmen. Duke ditur të dhëna specifike për klientët tuaj, ju njihni karakteristikat specifike të klientëve tuaj dhe kështu bëni fuashata të specializuar me target të qartë.

3. Inovacion

Një nga aryet kryesore sepse Analizimi i të dhënave është thelbësor ka të bëjë me faktin se duke pasur të dhënat historike, ju mund t’i analizoni ato për të parashikuar sjelljen ose nevojat e klientëve në të ardhmen, duke sjellë kështu në treg produkte innovative përpara konkurrentëve tuaj. Kjo ju jep mundësi të jeni gjithmonë një hap përpara konkurrentëve tuaj.

4. Shkurton kostot e tepërta

Analizimi i të dhënave do tju ndihmojë të kuptoni se cilët sektorë të biznesit tuaj po operojnë me eficencë dhe cilët jo. Duke analizuar të dhënat e biznesit tuaj ju mund të keni një pasqyrë të qartë të sektorëve produktivë dhe joproduktivë të biznesit tuaj,me qëllim që të shikoni se cilët sektorë po operojnë me humbje dhe duhet të shkurtohen si dhe cilët janë sektorët fitimprurës ku mund të investoni më shumë.

5. Informacion më i plotë për vendimarrje

Kur jeni pranë marrjes së një vendimi të rëndësishëm për biznesin tuaj shpeshherë përballeni me mungesën e informacionit që ju duhet. Kjo situatë sjellë vendime të gabuara ose vendime të nxituara. Ky problem zgjidhet vetëm nëpërmjet analizimit të të ardhurave, pasi sa më i detajuar të jetë informacioni që keni dhe sa më të plota analizat tuaja aq më pak vend i linin fatit në vendimarrje.

Për të qenë gjithmonë në vijën e parë do tju duhet të përdorni të gjitha mjetet që keni në dispozicion për të cuar biznesin tuaj përpara dhe analizimi i të dhënave është ajo cka ju duhet për të kompletuar analizen e biznesit tuaj deri në qelizë.