Shqipëria mbetet një nga Vendet më të Varfra në Evropë.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), paga neto në Shqipëri është rreth 356 €. Kjo shifër e vendos Shqipërinë në mesin e vendeve me të ardhurat më të ulëta, jo vetëm në Evropë, por edhe në rajon.

Shqipëria mbetet një nga vendet më të varfra në Evropë, edhe kur përdoren matje të korrigjuara për koston e jetesës, siç është PBB për frymë nga PPP (Pariteti i Fuqisë Blerëse). Me përdorimin e PBB-së për frymë është e mundur të krahasosh mirëqenien midis vendeve, duke mbajtur parasysh të ardhurat mesatare dhe kostot e jetesës.

Nëse marrim në konsideratë vitin 1990, pritej që në 2020-2024 Shqipëria të ketë një mirëqenie të ngjashme me vendet si New Zeeland, Hollanda, Mbretëria e Bashkuar ose Franca në 1990 – duke krijuar kështu një hendek mbi 30 vjet, me ekonomitë e zhvilluara perëndimore.

Edhe nëse i konsiderojmë vitet e mëvonshme siç është 2019 si viti bazë, mund të shohim se në periudhën 2023 – 2024 Shqipëria pritet të ketë një mirëqenie të ngjashme me vendet si Maqedonia e Veriut dhe Serbia në 2019 – pra duke mbetur prapa vendeve të rajonit gjithashtu.

Duke konsideruar pritshmëritë e vitit 1990 me situatën aktuale mund te themi se vendi ynë është shumë mbrapa pritshmërive që kishte në momentin e rënies së komunizmit.