Si do të ndikojë dixhitalizimi normat e punësimit në të ardhmen ?

Teknologjitë dixhitale kanë potencialin dhe fuqinë të transformojnë rrënjësisht tregun e punës. Teknologjitë e reja kanë krijuar  më tepër oportunitete  me krijimin e produkteve dhe teknikave të reja, por kanë krijurar gjtihashtu rrisqe dhe sfida të reja në tregun e punës pasi mënyrat e reja të punësimit sjellin sfida për punëdhënësit dhe të punësuarit.

Një debat i hapur ka ekzistuar gjithmonë në lidhje me numrin e punëve ose detyrave që mund të automatizohen në të ardhmen e afërt. Një studim i cili tërhoqi vëmëndje në këtë debat është Frey and Osborne (2017), të cilët pohuan se rreth gjysma e forcës punëtore në US janë në “rrezik automatizimi” në dy dekadat e ardhshme. Autorë të tjerë parashikojnë një rezultat të ngjashëm në punimet e tyre (Bowles, 2014, Pajarinen and Rouvinen, 2014, PËC, 2018), por të tjerë rezultojnë në shifra shumë më të ulta (Arntz et al., 2016, Arntz et al., 2017, Nedelkoska and Quintini, 2018, Dengler and Matthes, 2018, Pouliakas, 2018). Ky debat është shoqëruar me një përhapje frike dhe paniku në publik për papunësinë si shkak i teknolgjisë. Frika ndaj papunësisë si shkak i automatizimit ka ekzistuar gjithmmonë dhe shpeshherë është pretenduar në punime të ndryshme (“End of Work”  Rifkin 1995). Deri më tani këto pretendime nuk janë realizuar duke ngritur pyetjen pse numri i punëve vazhdon të mbetet i lartë pas prurjes së teknologjive të reja dhe automatizimit të disa prej tyre ndër vite?

Dixhitalizimi transformon punët ekzistuese duke kërkuar aftësi të reja për të kryer detyra të reja, cka mund të kërkojë rikualifikim të punonjësve ose zëvendësimin e tyre me të tjerë punonjës të cilët i zotërojnë aftësitë e reja të kërkuara. Dixhitalizimi i jep hapësirë krijimit të punëve të reja ndërkohë që disa punë bëhen të tepërta dhe të panevojshme. Kjo dinamikë në tregun e punës nuk është e re. Teknologjitë e reja kanë ndryshuar tregun e punës vazhdimisht edhe më parë. Në të shkuarën, progresi në teknologji fillimisht shkaktoi një tkurrje të kërkesës për punë përpara se të gjeneronte punë dhe mundësi të reja punësimi.

Pyetja kryesore tashmë është nëse ky revolucion në teknologji do të ketë përsëri një efekt të ngjashëm. Ka disa studime të cilat vleresojnë krijimin e punëve si dhe eleminimin e tyre si rezultat i dixhitalizimit në biznesin tradicional dhe industri. Rezultatet ndryshojnë në varësi të metodologjisë së përdorur si dhe shtetet e konsideruara për studim. Këto vlerësime parashikojnë polarizim të tregut të punës, kryesisht punët që kërkojnë aftësi të ulëta ose mesatare konsiderohen të ndjeshme ndaj automatizimit. Aftësitë dixhitale do të jenë mjaft të kërkuara së bashku me kreativitetin.

Nga një sondazh i kryer në më shume se 750 biznese në sektorin privat, publik si dhe në organizata vullnetare me të paktën 10 të punësuar, rezultuan përgjigje mjaft të ndryshme në lidhje me ndryshimin në punësim me futjen dhe përmirësimin e inteligjencës artificiale në detyra brenda organizatës. Nga studimi rezultoi se 40% e organizatave, të cilat prezantuan inteligjencën artificiale në detyrat e tyre, raportuan eleminim të punëve. Rreth 48% raportuan se nuk kishin pësuar humbje të punëve. Për sa i përket krijimit të punëve të reja, 43% e organizatave konstatuan se ishin krijuar punë të reja, ku midis tyre 2/5 pohuan se këto punë të reja të krijuara ishin punë që kërkojnë aftësi të larta dhe më pak se 1/10 konstatuan që punët e krijuara kërkojnë aftësi dhe kualifikim mesatar ose të ulët. Nga organizatat që raportuan eleminim të punëve, më shume se 2/5 prej tyre, konstatuan se punët e eleminuara ishin kryesisht punë që kërkojnë një kualifikim të ulët për tu kryer. Vihet re se inteligjenca artificiale ndikon në eleminimin e punëve që kërkojnë një kualifikim të ulët ose mesatar  si dhe krijon punë të cilët kërkojnë aftësi dhe kualifikime më të larta.

Ekzistojnë tre arsye kryesore pse potencialet e automatizimit nuk duhet të barazohen me humbje ose eleminim të punëve.

  1. Defuzioni teknologjik, pra hapësira midis potencialit teknologjik dhe implementimit të tij në të vërtetë.
  2. Fleksibiliteti i të punësuarit, aftësia e punonjësve për të përshtatur detyrat e tyre me kërkesa të reja.
  3. Krijimi i induktuar i punëve të reja, krijimi i punëve që ndryshimet teknologjike sjellin nëpërmjet mekanizmave të ndryshmëm. Duke marrë në konsideratë të treja këto aspekte së bashku, efekti i teknologjive të reja në normën e punësimit mund të jetë pozitiv.

Një tjetër aspekt i cili duhet të konsiderohet është së shoqëria mund të ketë preferencë që disa punë e shërbime të kryen nga njërëzit se sa nga makinëritë. Një shembull i kësaj preference ështe roli i infermiereve apo personelit të kujdesit për persona të moshuar që mund të mbetet i preferuar te kryhet nga njeriu edhe pse në të ardhmen mund të ekzistojë mundësia e automatizimit të tyre. Kjo do të thotë se detyra të caktuara të lidhura me vlera shoqërore dhe humanitare do të vazhdojnë të kenë një advantazh për tu kryer nga njërëzit pavarësisht përparimit teknologjik.

Kur firmat prezantojnë teknologjitë e reja në punët e tyre, impakti fillestar i këtyre teknologjive në punësim varet nëse punonjësit janë të aftë të përshtaten me kërkesat e reja. Teknologjitë e reja zakonisht zëvendësojnë detyra specifike dhe plotësojnë disa të tjera. Nëse teknologjitë dhe automatizimi zëvendësojnë punonjësit varet nga aftësia e punonjësve për të zëvendësuar detyrat që tashmë kryhen nga makineritë me detyra të reja që plotësojnë punët e kryera nga makineritë. Për shembull ATM-të zëvendësuan detyrat e punonjësve të bankës të cilët kishin përgjegjësi në lidhje me shërbimin e klientëve për të kompletuar transaksionet e tyre. Megjithatë me rritjen e numrit të ATM-ve numri i punonjësve të bankës u rrit sepse ndërkohë që makineritë ATM zëvendësuan disa detyra të këtyre punonjësve, ata u bënë më të vlefshëm në detyrat e mbetura nga to.

Është provuar se përgjithësisht potencialet e automatizimit mbivlerësohen në studime. Nëse merren parasysh variacionet e një detyre në një punë, përqindja e punëve të automatizuara bie rreth 9% në U.S dhe në përqindje të përafërta në shtete të tjera. Vlerësime të tilla mbeten të kufizuara pasi potenciali i automatizimit llogarit vetëm nëse një punë mund të kryhet teorikisht nga një makineri apo jo. Punët përbëhen nga disa detyra, jo të gjitha prej të cilave mund të automatizohen. Vetëm se një fraksion i këtyre detyrave mund të automatizohen nuk do të thotë se e gjithë puna është e automatizuar.