Analizë Studimore në lidhje me Situatën e Përgjithshme në Vend
Bazuar në situatën e përditshme dhe duke parë dëshirën e një pjese mjaft të madh të individëve për tu larguar nga vendi është i nevojshëm analizimi i detajuar i situatës duke qenë se kjo situatë përbën një nga problemet kryesore të vendit tonë. Nëse kjo situatë nuk merr vëmendjen e duhur nga instancat përkatëse atëhere do krijojë probleme mjaft të mëdha në të ardhmen me largimin e vitalitetit të shoqërisë.
Bazuar nga analiza studimore nëpërmjet anketimit të grupmoshave të ndryshme janë marrë rezulatatet e mëposhtme të paraqitura edhe nëpërmjet grafikëve:
40% nuk e kanë të qartë nëse vendin ynë po bën progress apo regres. 21 % e tyre mendojnë se Shqipëria po bën progres.
.
44 % kanë në plan të largohen në në ardhmen. 37 % nuk kanë në plan të largohen dhe 19% janë të pavendosur .Pjesa më e madhe e atyre që duan të largohen shprehen se arsyeja pesimizmi për përmirësime të situatës në të ardhmen . individët nën 18 vjeç jane 50 % të pavendosur nëse do qëndrojnë apo largohen. 50 % e Individëve 19-40 vjeç mendojne të largohen. 85 % e Individëve mbi 40 vjeç duan të qëndrojnë .
40 % e femrave kane shqetësimi kryesor për të ardhmen punësimin, ndersa meshkujt familjen . Individët nën 18 vjeç kane shqetësim kryesor punen. Shqetësimi për objektivat është më i madh për individët 31-40 vjeç. Ndërsa për individët mbi 40 vjec kane shqetesim me te madh familjen .
60 % e individeve me arsim 9-vjeçar kanë një perceptim shumë të keq për situatën në vend. Me rritjen e nivelit të arsimimit bie edhe perceptimi për një situatë aktuale shumë të keqe në vend .
.
Shqetësimi më i madh i individëve që i përkasin nivelit të arsimit 9-vjeçar ka të bëjë më tepër me familjen dhe punësimin. Individët me arsimim të lartë kanë si shqetësim kryesor punësimin. Individët me specializim pasuniversitar kanë si shqetësim kryesor familjen dhe me pas objektivat dhe punësimin.
Ajo cka vihet re nga rezultatet e marra është situata e paqëndrueshme dhe pasiguria që kanë individët e grupmoshave të ndryshme. Punësimi mbetet shqetësimi kryesor kryesisht për të rinjtë, te cilët këtë e rendisin si një ndër problematikat kryesore.